Lirohen nga detyra Prefekti i Vlorës dhe Fierit, Rama çon në Vlorë,...

Lirohen nga detyra Prefekti i Vlorës dhe Fierit, Rama çon në Vlorë, Vangjel Tavon

342
0
Shares

Qeveria ka liruar sot nga detyra dy prefektë,  atë të Fierit dhe atë Vlorës. Është liruar nga detyra prefektja e Fierit, Rajmonda Balilaj. Ish kryetare e bashkisë së Patosit ajo po hetohet nga SPAK.

Po ashtu edhe Flamir Mamaj, prefekt i Vlorës është liruar nga detyra duke u zëvëndësuar me ish deputetin e majtë, Vangjel Tavo. m.k

Më poshtë vendimet:

LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Rajmonda Balilaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

dhe

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY