Angjelina Palushaj, vjehrra qw u tentua tw digjen nga nusja e saj, ka zbuluar dicka nga shkaku i kwsja ngjarje. Ajo ka pranuar se ka pasur një debat në familje që u pasua me aktin ekstrem të nuses së quajtur Ela Palushaj.
Sipas rrëfimit të vetë vjehrrës, “prej 10 ditësh, vajza ime Nora Palushaj është ndarë nga bashkëshorti dhe ka ardhur në shtëpinë e nënës. Pasi ka ardhur kanë nisur debate të cilat më pas kanë çuar në ngjarjen e ndodhur mbrëmë”.
Bashkëshorti i nuses, Elës, njëkohësisht djali i Angjelinës, i quajtur Lul Palushaj është munduar që ta ndalë bashkëshorten e tij në momentin që ajo ka tentuar të djegë me benzinë vjehrrën.
Policia ka arrestuar nusen dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 00:20, ku shtetësja Ela Palushaj ka spërkatur me benzinë vjehrrën dhe më pas kunatën, por fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz apo dëme materiale.
Autorja është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 29.07.2016 rreth orës 00:20, në fshatin Stajkë, në banesën e shtetasit L. P., shtetësia E. P., ka tentuar të djeg me benzinë, duke i spërkatur, vjehrrën dhe kunatën. Nuk ka pasoja në njerëz apo dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, informon policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/