GJIROKASTËR/ 14 kuajt e Muzinës mbahen si provë krimi

GJIROKASTËR/ 14 kuajt e Muzinës mbahen si provë krimi

495
0
Shares

Një vjedhje e rrallë që ndodhi me 6 mars është zbardhur nga Komisariati i Policisë Gjirokastër.

4 persona janë vënë pranga dhe 2 nga të arrestuarit, me precedent të mëparshëm kriminal për vjedhje të kryer në bashkëpunim. 14 kuajt janë gjetur dje mbahen si provë krimi.

Hetimi nisi pas kallëzimit të depozituar nga një shtetase, se i kishin vjedhur disa kuaj, në biznesin e saj, në Qafë Muzinë.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

– R. Ç., 40 vjeç, banues në Lukovë, Sarandë;
– A. R., 22 vjeç, banues në fshatin Shën Vasil, Himarë;
– N. M., 39 vjeç dhe R. Th., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Nivicë, Himarë, të dy me precedent të mëparshëm kriminal për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.03.2024, kanë vjedhur në një biznes në Qafë Muzinë, 14 kuaj, të cilët më pas i kanë transportuar me një kamion, në drejtim të Sarandës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kuajt e vjedhur dhe kamioni.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY