EMRAT/Fier, adoleshenti le pa jetë me thikë 19 vjeçarin, edhe 1 i...

EMRAT/Fier, adoleshenti le pa jetë me thikë 19 vjeçarin, edhe 1 i plagosur

500
0
Shares

Një 19 vjeçar, Grei Bihuci, humbi jetën pasi u qëllua me thikë nga një adoleshent 18 vjeç, Florjan Muka, në qytetin e Fierit. Ndërkohë një tjetër mbeti i plagosur në përpjekje për të shmangur sherrin e rëndë.

“Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Fierit.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY