Tabaku: Kam dorëzuar prej kohesh në Kuvend nismën ligjore për votën e...

Tabaku: Kam dorëzuar prej kohesh në Kuvend nismën ligjore për votën e diasporës

94
0
Shares

Disa deputetë të Kuvendit mes të cilëve edhe deputetja e PD, Jorida Tabaku kanë propozuar kohë më parë një nismë ligjore që siguron votimin nga diaspora.

Tabaku thotë se prej vitesh kjo nismë nuk është konsideruar nga komisioni i reformës zgjedhore.

“Duke pasur parasysh të drejtën kushtetuese që ata të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në kuvendin e Shqipërisë, bashkë me një grup kolegësh kam dorëzuar në Parlament një nismë ligjore “Për Votën e Diasporës” që në fakt është propozimi i vetë një pjese të diasporës që kanë ngritur një platformë tejet eficente të përbërë nga intelektualë aktivë në jetën e vendit tonë.

Me durim kemi pritur të gjithë që në këto 4 vite Komisioni Reformës Zgjedhore të shqyrtonte edhe këtë propozim. Por, rezultati nuk ka qenë dhe aq pozitiv sa çfarë pritej. Gjithsesi, sa ka jetë ka edhe shpresë! Për pasojë në nxitim edhe nga koha që vrapon thirrja ime i shkon dhe një herë kolegëve të mi në kuvend që të lënë me një anë spektaklin dhe të merren me atë propozim që qendron në sirtarët e ftohtë të kuvendit. Ta marrim dhe ta diskutojmë për të mirën e përfaqësisë në parlament. Koha nuk pret!”, thotë Tabaku në një postim në rrjetet sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY