Dënimi i Belerit. Pas vendimit të Apelit, zgjedhje në Himarë

Dënimi i Belerit. Pas vendimit të Apelit, zgjedhje në Himarë

153
0
Shares

Me sa duket i bindur se Fredi Beleri do të dënohet edhe nga Apeli, kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se do të ketë zgjedhje të parakohshme në Himarë.

Pyetje: Zoti Kryeministër tashmë që kemi një vendim të Gjykatës përsa i përket Fredi Belerit, a mendoni se do të kemi së shpejti ose brenda pak muajsh, zgjedhje për kryetarin e bashkisë së Himarës?

Kryeministri Edi Rama:  Ju e dini shumë mirë këtë çështje, ju e dini shumë mirë edhe arsyen pse ne faktikisht s’kemi patur zgjedhje. Ka qenë thjesht dhe vetëm një qasje e  vullnetit të mirë të Shqipërisë. Do të presim vendimin e  Gjykatës së Apelit dhe pastaj do të veprohet sipas ligjit, po duhet t’ju kujtoj se zgjedhjet e reja nuk i shpall Kryeministria, i shpall Presidenti i Republikës kështu që është një proces që do të ndjekë të gjithë procedurën sipas ligjit dhe sipas standarteve demokratike që ka Republika e Shqpërisë. Do të kishte qenë vërtetë fort e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë siç e kemi lënë ne të qetë për të githa çështjet brenda, nga cilido qoftë jashtë Shqipërisë sepse është drejtësia shqiptare që vendos për çdo çështje që lidhet me qytetarë të Repubikës së Shqipërisë dhe zotëria është qytetar i Republikës së Shqipërisë. Nuk është as mbi të tjerët, as nën të tjerwt dhe ligji është i barabartë për të gjithë dhe për ne dhe për mua personalisht, që nuk komentojnë vendimet e drejtësisë, tingëllon paksa cingërisëse që dëgjojmë zëra në gjuhë të huaj që komentojnë vendimet  e gjykatave të Republikës së Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY