Policia greke ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar në Korfuz, i cili akuzohet vrasjen e nënës së partneres së tij greke dhe përdhunim të vajzës së saj.
CNN grek shkruan se ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, ku shqiptari ka përdhunuar vajzën e 27-vjeçares dhe ka goditur me sende të forta nënën e saj, e cila humbi jetën nga plagët e shumta.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte shpallur në kërkim dhe pas arrestimit ndaj tij rëndojnë dy akuza, ajo e vrasjes me dashje dhe përdhunim të miturish.
Policia thotë se nga ekspertiza mjeko-ligjore që iu bë vajzës së 27-vjeçares rezultoi se ndaj saj ishte ushtruar dhunë seksuale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/