VIDEO/ Dalin pamjet e sherrit tek Shtëpia Mbretërore, Princi në konflikt edhe...

VIDEO/ Dalin pamjet e sherrit tek Shtëpia Mbretërore, Princi në konflikt edhe me Elian

273
0
Shares

Duket se konflikti mes Princit dhe familjarëve të ish gruas së tij Elia, ka përfshirë edhe këtë të fundit.

Disa pamje të siguruara nga policia dhe te fshehura në një pjesë të tyre tregojnë situatën e ashpër mes Princit Leka dhe Elias.

Sherri ka ndodhur në ambientet e brendshme ku në fakt jeton edhe Elia.

Nga video që Zaharia e ndjek Princ Leken neper ambientet e shtepise, duke i kerkuar llogari pse ky i fundit goditi babain e saj 70 vjeç.

Princi degjohet të thote nuk preka gje me dore dhe tenton te ike, por me njeren dore mban celularin duke filmuar ish-bashkeshorten e tij.

Debati në video:

Elia Zaharia: Ti të prekësh me dorë prindin tim, që të ka mbajtur me bukë.

Princ Leka: Nuk kam prekur me dorë gjë fare

Elia Zaharia: Ti ke prekur babin tim, i ke gjuajtur babit tim. 70 vjeç babi im. I ke gjuajtur babit tim 70 vjeç.

Elia Zaharia: I ke gjuajtur babit tim, të preksh ti me dorë babin tim

Princ Leka: Auu

Elia Zaharia: Unë do të çoj në gjyq ty. O i pashkollë. Diplomat i ke falsifikuar

Elia Zaharia: Ti i ke thënë shtetit shqiptar se ke bërë shkollë, je i pashkollë, ke vetëm 4 klasë shkollë.

Ndërkohë Syle Mulosmanaj është ai që përpiqet të ulë gjakrat.

Princ Leka ka deklaruar në polici se babai i Elias, Gjergj Zaharia e ka goditur me shkelma, madje i ka grisur dhe xhupin.  Ndersa ka shtuar se gjate konfliktit, Gjergj Zaharia ka marre nje statuje prej druri dhe e ka qelluar.
Të njëjtin pretendim ka pasur edhe Elia Zaharia duke deklaruar se është dhunuar nga Princ Leka, me të cilin ka edhe një vajzë.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY