Humb jetën vëllai që mori plumbat sot në Lushnjë, tjetri arrestohet në...

Humb jetën vëllai që mori plumbat sot në Lushnjë, tjetri arrestohet në spital

236
0
Shares

Njëri nga vëllezërit e plagosur sot në Lushnjë humbi jetën në spital për shkak të plagëve të armës së zjarrit.

Ai u përfshi në sherr me vëllain e tij mëngjesin e sotëm, për një konflikt për motive pronësie, në fshatin Çukas i Vjetër.

Ata plagosën njëri-tjetrin me armë zjarri (pistoletë) dhe me mjet prerës (sëpatë). Vëllai i plagosur me armë zjarri, i identifikuar Azis Musai, 70 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.

Policia njofton se u kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit Nazif Musain 77 vjeç, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 77-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit (pistoletë) dhe mjeti prerës (sëpatë) u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY