Policia e Shtetit në dhomën e rrëfimit në BBV, Balla-marketing për shown...

Policia e Shtetit në dhomën e rrëfimit në BBV, Balla-marketing për shown e njohur teksa arreston Liamin nën kamerat e vëllait të madh

394
0
Shares

Më 3 mars Policia e Shtetit arrestoi Liam Osmanin, një lojtar të BBV por njoftimi i policisë ndryshe nga herë të tjera nuk dha pamje dhe as detaje të vendit apo mënyrës së arrestimit.

Por Top cbannel transmetoi sonte momentet kur policia e priste në dhomën e surprizave, ndërsa Liami është shoqëruar më pas nga ata.

“Pasi ish-banori është futur në dhomën e surprizave ai ka parë policinë dhe pa kundërshtuar ka dalë më pas”, raporton top channel.

Përpara arrestimit, teksa vijonte rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Liam Osmani deklaroi në dhomën e rrëfimit se pjesëmarrja në program ishte një shans për tu rikthyer në vendin e tij.

“Këtë shans po e përdor për tu rikthyer në Shqipëri. Dua të qëndroj me prindërit e mi këtu. E ti marr ato lekët, që uroj ti marr (çmimi i madh)”, është shprehur ai.

Futja e policisë në dhomën e rrëfimit e bën atë pjesmarrëse në spektakël por edhe në një  skenar në shkelje të ligjit teksa kanë lejuar Liamin të hyjë në Rinas apo diku tjetër në kufi dhe aq më pak të qëndronte 24 orë kur dihej botërisht ku ishte.

Ministri Balla duhet të shpjegojë se pse investon policinë në strategji marketingu në spektakle dhe ndërkohë negocon me persona në kërkim për vendin dhe mënyrën e arrestimit.

Ky nuk është problem i spektaklit i cili atë punë ka të tërheqë vëmëndje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY