Alban Kodra, pas aksidentit
Shqiptari që në gjendje të dehur aksidentoi me vdekje një nënë dhe një fëmijë, pasi përplasi automjetin me të cilin ato udhëtonin nuk mban mend asgjë si ndodhi ngjarja.
Mediat italiane raportojnë se ai po kalon ditë të tmerrshme brenda qelisë në pritje të procesit gjyqësor në ngarkim të tij.
Së fundi ai ka deklaruar se nuk mban mend asgjë, aq sa gati e ka lënë kujtesa. Alban Kodra thotë se nuk kujton asgjë nga përplasja e 14 korrikut në Sirmione ku aksidentoi me vdekje Anna Maria Zippone, një bariste 37-vjeçare dhe Giada Botticchio vetëm 9-vjeçe.
Shqiptari 21-vjeçar ishte i dehur në kohën që ishte në timonin e Seat që përplasi dy viktimat. Shqiptari pret seancën dhe avokati i tij do të kërkojë arrest shtëpie me byzylyk elektronik, por nuk dihet se si do të reagojë gjykata.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/