Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit “BMW X5”, ngjarje e ndodhur 2 ditë më parë.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, me precedent penal për vjedhje shtetasi G. M., 42 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e datës 02.03.2024, në lagjen “24 Maji”, ka djegur me lëndë djegëse automjetin tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit A. S., për shkak të konflikteve të vazhdueshme me këtë shtetas, pas vjedhjes me armë në banesën e vjehrrit të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/