Bujaria e Ramës me pensionistët, një bukë e 100 gram djathë në...

Bujaria e Ramës me pensionistët, një bukë e 100 gram djathë në muaj

186
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim ahsha ka denoncuar dhe ironizuar atë që kryeministri Edi arma e quan rritje pensioni, por që në fakt është një indeksim i tij.
Basha e quan këtë një tallje për 635 mijë pensionistët, sipas llogarive, “rritja” e pensionit mundëson vetëm një bukë e 100 gram djathë më shumë në muaj për çdo pensionist.
Duke e quajtur këtë një turp, kreu i PD-së shprehet midis të tjerave se “Asnjë vendim i tille qesharak nuk e shpëton Edi Ramën nga pensioni i afërt politik”.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha


lulzim basha, prononcim me mikrofonaEdi Rama po fryn me pompe vendimin për indeksimin me 1.6 për qind te pensioneve, që në të vërtetë është një tallje e rëndë. Një tallje me 635 000 pensionistë, sepse sipas llogarisë për ata në zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 lekë të vjetra ne muaj, ndërsa për ata në fshat 1300 lekë në muaj. Pra një buke e 100 gram djathë në muaj është bujaria e Edi Ramës ndërkohe që çmimet sipas INSTAT-it qeveritar janë rritur me 4.8% për arsimin me 16.3% për frutat dhe 7.1% për zarzavatet.
Ky indeksim është një turp i qeverisë në ikje, një masë e pritur me përbuzje.
Çfarë të paguajnë më parë pensionistët me këtë rritje?
Çmimin e rritur të energjisë elektrike, të urbanit, apo të barnave skarco të Beqes?
Asnjë vendim i tille qesharak nuk e shpëton Edi Ramën nga pensioni i afërt politik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY