Gazetari italian pyet Ranën për paret e Bechetit, kryeministri sërish thotë se...

Gazetari italian pyet Ranën për paret e Bechetit, kryeministri sërish thotë se nuk do marrë lekë pa llogaritur ato të Albkontrollit

79
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u befasua më në fund përgjatë ziafeteve që po bën në Tiranë prej dy ditësh.

Teksa Rama priti sot në tapetin e kuq të gjithë pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor, ai u pyet nga një gazetar italian nëse; “do të paguanin për Francesco Becchetti?”.

“Nuk e njoh,” u përgjigj Rama ndërsa gazetari tentoi të pyeste sërish, por kryeministri iu përgjigj me të njëjtat fjalë.

Gazetari italian në vijim ka theksuar se paratë që biznesmeni italian ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve.

Rama tha si edhe më herët se “Zero lekë do të marrë”. Por në fakt Becheti ka matrë paratë e Albkontroll prej gati dy vitesh ose në masën afro 30% të ndëshkimit të Shqipërisë.

Gazetari italian që me sa duket i ka shpëtuar syve të E.Fugës vijoi edhe me pyetje të tjera si çfarë ndodh me marrëveshjen nëse ndryshohet pushteti dhe Rama i thotë se ai do të jetë edhe 5 vjet këtu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY