ÇLIRIM GJATA/ Gjykata e Lartë duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese...

ÇLIRIM GJATA/ Gjykata e Lartë duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për legalizimet

108
0
Shares

Përse Gjykata e Lartë nuk vepron, në zbatim të Vendimit nr. 35/2007 të Gjykatës Kushtetuese, për të udhëzuar gjykatat e niveleve të ulëta, në favor të mbi 500 mijë familjeve që kanë përfituar nga procesi i legalizimit duke unifikuar çështjet administrative konkrete qe po shqyrtohen këto ditë në Gjykatën e Lartë nga Kolegji Administrativ?. Kjo ishte pyetja që beri sot në një dalje për mediat, juristi i njohur dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Çlirim Gjata.

“A do tentojë Gjykata e Lartë të rrezojë Vendimin Nr.35 te Gjykatës Kushtetuese dhe vetë ligjin e legalizimeve, në dëm të mbi 500 mijë familjeve që kanë përfituar nga ky proces?

Në këtë proces, Gjykata Kushtetuese arriti në konkluzionin, se ekziston ‘interesi publik’ që mund të justifikojë shpronësimin e pronarëve të ligjshëm dhe kalimin e pronave të tyre në pronësi të ndërtuesve të ndërtimeve pa leje.

Kjo i hapi rrugë më pas, ecurisë së procesit të legalizimit, i cili deri në ato momente ishte në hapat fillestarë.

Por çfarë hapash mori, Gjykata e Lartë, për të zbatuar këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Lartë nuk ka ndërmarrë ndonjë vendim për të unifikuar apo për njësuar praktikën gjyqësore.

Nëse pranohet çdo padi, që kundërshton, procesin e legalizimit, atëherë nuk është vlera që kundërshtohet, por kundërshtohet vetë ‘interesi publik’.

As pas ‘reformës në drejtësi’ dhe pas plotësimit me gjithë trupën gjyqësore, Gjykata e Lartë, nuk ka ndërmarrë asnjë hap që të rregullojë këtë çështje.

Gjykata e Lartë ka detyrimin për të nxjerrë një vendim unifikues apo njehsues në çështjet administrative të këtij lloji.

Do ta bëjë këtë apo do të tentojë të rrëzojë me Vendim Gjykate Vendimin Nr.35/2007 te Gjykatës Kushtetuese?

Sepse, janë mbi 500 mije familje që kanë përfituar nga procesi i legalizimit dhe kanë marrë certifikatën e pronësisë. Imagjinoni sikur Gjykata e Lartë të hapë këtë praktikë dhe vetëm të paktën 1/3 e numrit të legalizimeve të hynte në konflikt gjyqësor, do të kishim jo pak por mbi 166 mijë kërkesë padi në gjykata.

Ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (vetingu shk I), jo më larg se një muaj më parë ka marrë një vendim për ‘Shkarkimin nga detyra e Gjyqtarit’ përkatës, pikërisht për faktin se kishte marrë një vendim të tillë në kundërshtim me Vendimin nr. 35/2007 të Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka konkluduar se: ‘subjekti ka demonstruar mangësi në aspektin e njohurive ligjore, në kuptim të nenit 72/2 e ligjit nr. 96/2016, dhe në aspektin e arsyetimit ligjor, në kuptim të nenit 72/3 të ligjit nr. 96/2016 në lidhje me cilësinë e analizës dhe argumentimit të vendimit.

A do lejohen më veprime abuzive dhe korruptive, si ato të Gjykatave Administrative të shkallëve më të ulëta, nga Gjykata e Lartë dhe në kundërshtim nga Vendimi Nr.35/2007 i Gjykatës Kushtetuese?”, shpjegoi Gjata. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY