Policia dje për drogën e habilajve falënderonte PD, sot për drogën e...

Policia dje për drogën e habilajve falënderonte PD, sot për drogën e Agron Xhafajt sillet ndryshe…!

63
0
Shares

Një video e arave me drogë në Lumin e Vlorë, e publikuar nga PD, dje, mori “përgëzimet” dhe “falënderimet” e Policisë së Shtetit…, megjithëse sips partisë më të madhe të opozitës ato ishin “pronë” e habilajve, kushërinjve të Siamir Tahirit.
Sot, polica “ndërron mendje” dhe sërish i kthehet sulmeve politike ndaj PD.
Pas denoncimit prej dy ditësh nga PD, të fshehjes së një urdhri për arrestimin dhe ekstradimin e Agron Xhafaj, vëllait të deputetit socialist Fatmir Xhafaj, Policia e Shtetit shprehet sot për “abuzime” nga ana e opozitës.
“Policia e Shtetit konfirmon se nuk ka asnjë urdhër-kërkimi apo urdhër-arresti për shtetasin e përmendur në deklaratën e subjektit politik Partia Demokratike.
Nga kontrolli i plotë dhe i hollësishëm ‎në sistemin e kërkimit të Interpol nuk figuron asnjë material, kërkesë për informacion, verifikim apo urdhër arresti nga asnjë  Zyrë homologe për shtetasin Agron Xhafa/j.
Policia e Shtetit fton Partinë Demokratike të ndalë abuzimet.  Në rast se PD kërkon të vërtetën, është e ftuar t’i drejtohet autoriteteve, te cilat janë të gatshme në çdo kohë për të ofruar informacionin e kërkuar”, bën të ditur polica e Shtetit nëpërmjet një deklarate.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY