Berisha: Hyseni e SHISH ka urdhëruar që informacionet të kalojnë fillimisht te...

Berisha: Hyseni e SHISH ka urdhëruar që informacionet të kalojnë fillimisht te Rama

169
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se Vlora Hyseni e SHISH ka urdhëruar që informacionet që grumbullon shërbimi sekret rreth krimit të kalojnë fillimisht te Rama.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Një muaj më parë, Edi Rama jep urdhër në kundërshtim flagrant me ligjin e Shërbimit Informativ Kombëtar. Ligji detyron shërbimin, të dhënat që ai mbledh në punë e sipër për kriminalitetin, për korrupsionin, për vepra kërcënuese, për terrorizëm, etj, me ligj ai ia kalon institucioneve ligjzbatuese.
Kurse një muaj më parë, Vlora që e kuptoni vetë më mirë të quhej me çdo emër tjetër dhe jo Vlorë, e mori pasi e shkarkuar nga Shërbimi Informativ në Kosovë, urdhëron drejtoritë të mos dërgojë asnjë informacion askund tjetër, por çdo informacion që të kërkojë policia, prokuroria apo institucione të tjera, ta dërgojë njëherë të kryeministria, të Engjëll Agaçi dhe pastaj ata ta kalojnë.
A nuk është ky një kontroll i tmerrshëm policesk? A nuk është ky një akt antiligjor? A nuk është kthimi i SHISH në një vegël të verbër të Edi Ramës?
A nuk janë këto së bashku mekanizma të një diktature që bazohet në krimin dhe drogën? r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY