Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, pas përfundimit të vizitës në Indi, shkon sot në Gjenevë ku në datat 26 – 27 Shkurt do të mbahet takimi i Nivelit të Lartë i Sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ).
Vendi ynë merr pjesë në takim si vend anëtar i KDNJ-së me një mandat 3 vjeçar 2024-2026, për herë të dytë brenda një periudhe më pak se 10-vjeçare.
Ministri Hasani do të pritet nga Komisioneri i Lartë i OKB-së i të Drejtave të Njeriut, ndërsa do të takohet me stafin shqiptar të punësuar pranë OKB në Gjenevë si me ekipin e Misionit të Republikës së Shqipërisë.
Ministri Hasani do të japë mesazhin e tij në emër të Shqipërisë në takimin e posaçëm të Grupit të Miqve për Llogaridhënien për Ukrainën. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/