DENONCIMI/ Para pa fund për patronazhistët në Pogradec, asnjë investim nga bashkia

DENONCIMI/ Para pa fund për patronazhistët në Pogradec, asnjë investim nga bashkia

199
0
Shares

Përgjatë vitit 2023 bashkia Pogradec ka kryer disa transaksione të cilat mund të konsiderohen si shpenzime luksi, tja sot në një deklaratë për mediaz zëdhënësja antikorrupsion e PD, Genta Vangjeli.

Sipas dokumentave të publikuara prej saj pjesa në e madhe buxhetit shkon për pageaa pagash me kontratë, shpërblime, honorare.

“Kështu :

Qira ambjentesh 1.527.012 lekë;

Honorare 2.951.819 lekë;

Shpenzime për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna 7.313.033 lekë;

Shpenzime kompensimi për anëtarët e parlamentit dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur 8.725.602 lekë.
I konsiderojmë shpenzime luksi sepse Pogradeci është një bashki ku evidentohen përqindje shumë e ulët e realizimit të investimeve, pasi fondet kryesisht mbulojnë pagat e një administrate të tejfryrë.

Por, te pagat e punonjësve ndodh edhe shkelja e madhe, e cila flet për korrupsion dhe favorizime.
Pagat neto për punonjesit e Bashkisë, të miratuar në organikë kapin vlerën 170.073.822 lekë.

Pagat neto e punonjësve të Bashkisë me kontratë të përkohshme mbi numrin organik kapin vlerën 140.297.929 lekë

Sipas Vendimi të Këshillit Bashkiak nr.144, datë 28.12.2022 numri i punonjësve me kontratë të përkohëshme në bashkinë Pogradec për vitin 2023 është 65, dhe nr i përgjithshëm është 760”, shpjegoi Vangjeli.

Sipas të dhënave të DPTH paga neto për 760 punonjesit e miratuar në organikë viti 2023 ishte 170.102.022 lekë ndërsa Paga neto e punonjësve me kontratë të përkohshme mbi numrin organik 140.297.929 lekë.
VINI RE: 82% e vlerës që paguhet për 760 punonjës shkon për kontrata të përkohshme. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY