Media serbe: Kapet në Serbi një spiun i sherbimeve sekrete shqiptare

Media serbe: Kapet në Serbi një spiun i sherbimeve sekrete shqiptare

202
0
Shares

Një serb u arrestua nga policia serbe “me pretendimin se spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe agjencive të inteligjencës në Kosovë”, raportojmë mediat në Beograd.

Personi u arrestua në Jagodinë, një qytet në Serbi dhe ka iniciale P.M, sipas këtyre mediave.

“Arrestimi u bë në kuadër të hetimeve dhe ndjekjes së mëtejshme të një grupi personash që përbënin rrjetin e inteligjencës të krijuar në territorin e Serbisë nga me urdhër të Agjencisë së Inteligjencës Shtetërore të Shqipërisë (SHISH) dhe agjencive të inteligjencës së Kosovës”, raporton B92.

Ai akuzohet për veprën penale të spiunazhit dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

Sipas të njëjtave burime, personi ishte angazhuar gjatë situatave të krizës në veri të Kosovës, ku serbët organizonin protesta të dhunshme dhe ngrinin barrikada. Ai në disa raste ka filmuar fshehurazi edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës, kryesisht njësitë e Ushtrisë Serbe, raporton lapsi.al referuar mediave serbe. r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY