Vendimi për gazetarin Elton Qyno/ Berisha: Defakto kthehet ligji i agjitacion...

Vendimi për gazetarin Elton Qyno/ Berisha: Defakto kthehet ligji i agjitacion propagandës

94
0
Shares

Vendimi për gazetarin Elton Qyno është konsideruar nga kreu i PD, Sali Berisha si një akt që rikthen ligjin e agjitacion propagandës.

“Sot Gjykata e Lartë, apo Sadushgjykata shërbeu si satër e fjalës së lirë. Në një vendim antikushtetues, antiligjor, sot Gjykata e Lartë përligji në kundërshtim flagrant me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në kundërshtim flagrant me Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, aktet arbitrare të dumanëve të Skapit dhe manekëve të gjykatës, ndaj gazetarit guximtar i cili publikoi, materiale të shitura nga vetë Skapi.
Elton Qyno kishte arritur të zbulonte në transkiptet e telefonave të kriptuar bisedat e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe jo vetëm atyre, por edhe të mjedisit të tyre.
Vendet anëtare të Këshillit të Europës kanë firmosur një konventë, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut të vendeve anëtare.
Kjo konventë ka një gardian të pranuar nga të gjithë shtetet anëtarëve dhe ky gardian është Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Kjo gjykatë në mënyrë të përsëritur ka vendosur se, kërkesa e burimeve të informacionit për gazetarët, përbën atentat ndaj lirisë së shprehjes.
Të njëjtën gjë u shpreh edhe Komisioni i të drejtave të Njeriut OKB-së.
Kurse këta gjykatës që kanë për konventë Europiane, kodin e mafias së Edi Ramës, që kanë për kushtetutë, kodin e mafias së Edi Ramës, gjykuan sot për të hequr çdo mbrojtje burimeve të informacionit të gazetarëve”, deklaroi Berisha në fjalën e tij para protestuesve. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY