Rama sulmon opozitën nga selia e PS, pas protestës së madhe te...

Rama sulmon opozitën nga selia e PS, pas protestës së madhe te zyra e tij

113
0
Shares

Kryeministri Rama ka sulmuar opozitën sot fill pas mbledhjes së Asmablesë së PS. Rama u pyet nga gazetarët nëse protesta e opozitës ka ndikuar në mbledhjen e shpejtë të deejtuesve të PS.

Ai është përgjigjur duke thënë se nuk e ndjek opozitën, ajo nuk është opozitë, por janë grupe e konglomerate.

Pyetje: A ju impakton organizimi i opozitës në krahun tjetër që kishte dhe një protestë dje?

Edi Rama: Nuk kam informacion për organizim të opozitës, nuk e ndjek opozitën sepse nuk kam asnjë interes dhe asnjë arsye që të jemi i vëmendshëm që të di se çfarë bën ajo. Ju që thoni opozita… Në fakt nuk është opozita, por janë konglomerate, grupe dhe realisht nuk kam…

Ne nuk kemi një problem sot për sot, as me kritikat dhe as me vetëkritikën sepse në asamblenë e përgjithshme që u zhvillua disa ditë më parë, ka pasur kritika dhe vetëkritika. Reflektimi ka qenë shumë pozitiv sepse është çështje mobilizimi në të gjithë trupën. Ka lojtarë që hyjnë menjëherë në lojë, e rëndësishme që të gjithë jemi të motivuar dhe ne nuk kemi problem serioz në këtë fazë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY