Qëllohet me armë zjarri në dhomën e ajrimit një i burgosur

Qëllohet me armë zjarri në dhomën e ajrimit një i burgosur

49
0
Shares

Një i burgosur është qëlluar me armë zjarri në burgun e Vaqarrit në Tiranës. Ai u qëllua teksa ndodhej në dhomën e ajrimit. Behet fjale per shtetasin Lili Dulaj, 40 vjeç, i cili është i paraburgosur në I.E.V.P. Vaqarr, dyshohet të jetë i plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person i paidentifikuar në kohën kur ka qënë në ambjentet e ajrimit.

Forca të shumta policise kanë mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit, ndërko që po krehin zonën nga ku dyshohet të jetë qëlluar i paraburgosuri. Shtetasi Lili Dulaj është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY