Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe disa persona të tjerë të pranishëm u përplasën me një efektiv policie menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës zhvilluar në orët r mbrëmjes tek kryeministria.
“Shkëlzen Berisha po filmonte me celularin e tij shoqërimin e dy të rinjve nga ana e policisë, kur një prej efektivëve i është afruar dhe e ka kapur nga dora duke u përpjekur ta ndalonte që të filmonte, por pa ia arritur”, raporton a2cnn përmes gazetarit të tij Jul Kasapi.
Menjëherë janë afruar edhe mbështetës të tjerë të opozitës të cilët i kanë kërkuar llogari efektivit civil, por ky i fundit është larguar, raporton televizioni a2cnn. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/