Një numër besintatësh u përfshnë sot në nk sherr në xhaninë “Dine Hoxha” te rruga e Kavajës. Disa besimtarë kanë tentuar të nxjerrin nga xhamia e Rrugës së Kavajës myftiun e Tiranës, Lauren Luli, i cili ndodhej në xhami për një ligjëratë.
Kjo është një ngjarje që nuk ka ndodhur kurrë më parë ndërsa shumë media e lidhën sot me deklaratat e Presidentit turk Erdogan gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama zhvilluar në Ankara.
Erdogan i kërkoi Ramës që të zhdukte nga Shqipëria edhe fijet e fundit të ‘gulenistëve’ ish studentë të rrjetit arsimor të Gulen, të cilin Erdogan e akuzon si kreun e grushtit të shtetit në Turqi në vitin 2016.
Xhamia e Rr. Kavajës drejtohet nga imami Ahmed Kalaja, i ekspozuar në disa raste në krah të Erion Veliaj dhe Edi Ramës. Ndërsa myftiu i Tiranës dhe në përgjithësi zyrtarët e komunitetit mysliman shqiptar konsiderohen gulenistë. Kjo mund të ketë nxitur sherrin mes ‘kalaistëve’ ndaj imamit.
Në videon më poshtë përplasja ka qenë e ashpër, ndërsa një lumë ofendimesh kanë vërshuar drejt myftiut.
“Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”, ishin shprehjet fyese ndaj myftiut të Tiranës, raporton TCH.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/