ZJARRI NE BURG/ “Të dënuarit panë tmerr me sy, polici ka marrë...

ZJARRI NE BURG/ “Të dënuarit panë tmerr me sy, polici ka marrë celësat dhe i ka lënë të burgosurit brenda”

59
0
Shares

Një person i afërm i një prej të burgosurve në burgun e Shën Kollit në Lezhë ka folur për “News 24” dhe ka rrëfyer se të dënuarit kanë parë tmerr me sy momentet kur kishin shpërthyer flakët e zjarrit që sipas tij, ka ndodhur për shkak të një shkëndije elektrike.

“Aty ka rënë zjarr nga shkëndijë elektrike dhe jo sic thuhet në media, polici i shërbimit ka marrë celësat dhe i ka lënë të burgosurit brenda të gjithë, të gjithë të dënuarit kanë dalë nga dritaret. Njerëzit janë hedhur nga katet e dyta dhe të treta…Zjarri ka ndodhur nga një shkëndije elektrike, janë ca bombola që i përdorin për të pirë kafe dhe ato kanë shpërthyer pastaj. Po të kishte kompetencë nga policia s’do kishte ndodhur kjo që ndodhi. Po një person nga Miloti ka vdekur dhe 3­, 4 të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë. Aty kanë ardhur të gjithë me vonesë, kanë parë tmerr me sy të burgosurit, polici ka ikur dhe i ka braktisur. Aty janë me kamera dhe të gjitha verifikohen të hapen kamerat”, tha i afërmi i të dënuarit. Këto informacione ai tha se ia ka thënë i afërmi i tij i burgosur në këtë burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY