Reporterët pa kufij, deklaratë në ditën e gjyqit për gazetarin Elton Qyno

Reporterët pa kufij, deklaratë në ditën e gjyqit për gazetarin Elton Qyno

266
0
Shares

Gjykata e Lartë merr një vendim sot për kërkesën e gazetarit të Ora News, Elton Qyno, të cilit i janë sekuestruar pajisjet nga SPAK.

‘Reporterët pa kufij’ (RSF), bën thirrje për një vendim nga gjykata që do dërgojë një sinjal inkurajues për të gjithë gazetarët e medias në Shqipëri.

Deklarata/RSF i bën thirrje Gjykatës së Lartë të mbrojë me vendosmëri konfidencialitetin e burimeve gazetareske në rastin e Elton Qyno.

Sekuestrimi i vazhdueshëm i pajisjeve të një gazetari investigativ nga prokuroria paraqet një rrezik serioz për shkeljen e konfidencialitetit të burimeve për gazetarët dhe të gjithë profesionistët e medias në Shqipëri.

Përpara seancës së Gjykatës së Lartë për çështjen e Elton Qynos, Reporterët pa Kufij (RSF) kërkon një vendim që do të dërgojë një sinjal inkurajues për të gjithë gazetarët që punojnë në interes të publikut.

Gjykata e Lartë Shqiptare do të vendosë në datën 20 shkurt për kërkesën e gazetarit Elton Qyno, të cilit i janë sekuestruar pajisjet nga prokuroria kundër korrupsionit – SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit).

Gazetari i kanalit Ora News, i cili mbulon korrupsionin dhe krimin e organizuar, konteston ligjshmërinë e sekuestrimit të telefonave dhe kompjuterëve të tij në shtëpinë dhe zyrën e tij, duke argumentuar se kjo është shkelje e konfidencialitetit të burimeve gazetareske.

Prokuroria kundër korrupsionit konfiskoi telefonat, kompjuterët dhe pajisjet e tjera të gazetarit më 13 dhjetor 2023, menjëherë pasi ai kishte refuzuar të tregonte burimet e publikimit të tij në lidhje me hetimin e profilit të lartë të SPAK për një grup të krimit të organizuar, të njohur si “Çështja 75”.

Ndërsa bastisja e shtëpisë dhe zyrës së Elton Qyno-s, e ekzekutuar me miratimin e gjyqtarit, u shpall i ligjshëm nga gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit, kontrolli i makinës së tij pa urdhër gjykate u shpall i paligjshëm.

Për pasojë, SPAK i ka kthyer gazetarit pajisjet nga makina. Megjithatë, ajo ende ruan pajisjet e tij më të rëndësishme.

Ndërsa ne respektojmë parimin e fshehtësisë së hetimit, konfidencialiteti i burimeve gazetareske është parësor për lirinë e shtypit dhe rrjedhimisht për demokracinë.

Vazhdimi i sekuestrimit të pajisjeve të Elton Qynos nga SPAK kërcënon burimet e një gazetari që heton dhe publikon informacione për korrupsion.

I bëjmë thirrje Gjykatës së Lartë të mbrojë me vendosmëri konfidencialitetin e burimeve në çështjen Elton Qyno. Do të dërgonte një sinjal inkurajues për të gjithë gazetarët që punojnë në interes të publikut. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY