PD zhvillon sot protestën kombëtare e parashikuar të bisë në orën 17:30 me pjesëmarrës nga gjithe Shqipëria.
Protestuesit do të mblidhen para godinës së Kryeministrisë dhe përgjatë Bulevardit.
Që prej orëve të para të mëngjesit aty është duke u punuar për ngritjen e një foltoreje ku të rinj të FRPD, por edhe deputetë të PD-së do të mbajnë fjalime.
Gjithashtu pritet edhe një komunikimi online nga ana e Sali Berishës për shkak se ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit të 2023.
Po ashtu edhe kreu i PL-së, Ilir Meta për shkak të një axhende jashtë shtetit.
Për mbarëvajtjen e protestës do të jenë rreth 1100 efektivë të policisë në terren. Po ashtu është blinduar edhe hyrja e kryeministrisë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/