Kryetari i Komisionit të Prokurimeve në SPAK

Kryetari i Komisionit të Prokurimeve në SPAK

120
0
Shares

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri, u mor në pyetje sot nga SPAK për rreth dy orë.

KREU i KPP nuk dha shpjegime për media mbi arsyet pse u thirr në Prokurorinë e Posaçme.

Megjithatë, burime pranë SPAK bëjnë me dije se ai u thirr lidhur me hetimet që kanë nisur mbi disa procedura tenderuese, në të cilat KPP ka vendosur fituesin pas ankimeve. Bëhet fjalë për 20 praktika tenderuese janë në në verifikim nga prokuroria.

Por GJKKO më herët ka urdhëruar të hetohet kreu i KPP-së, i 4 anëtarëve të saj dhe roli i Beqajt dhe Shkëlqim Canit në lidhje me tenderin e sterilizimit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY