Hodhën mbeturina në Qafën e Llogarasë, nis procedimi penal ndaj 3 pronarë...

Hodhën mbeturina në Qafën e Llogarasë, nis procedimi penal ndaj 3 pronarë restorantesh

99
0
Shares

Procedohen penalisht 3 shtetas (administratorë restorantesh), pasi kanë ndotur mjedisin, duke hedhur mbeturina, në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.

Bazuar në informacionet e marra se disa shtetas hidhnin në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, mbeturinat e krijuara nga aktivitetet në restorantet që administronin, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mbeturina të ndryshme, që dyshohet se janë hedhur nga administratorët e 3 subjekteve (restoranteve) në zonën e Llogarasë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet proceduralet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 administratorët e subjekteve, shtetasit B. D., T. D. dhe G. D, të tre banues në Dukat.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë krijuar ndotje në këtë zonë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY