Letra e KPK për Ramën, Manjën dhe Nikollën, reagon PD: Duan shpërblim...

Letra e KPK për Ramën, Manjën dhe Nikollën, reagon PD: Duan shpërblim për nderet

118
0
Shares

Anëtarët e KPK -Komisionit të Pavarur të Kualifikimit – 9 muaj para mbarimit të mandatit i kërkojnë qeverisë që ti çojë në funksione gjyqtarësh përmes një kërkese drejtuar Edi Ramës, Lindita Nikollës, Ulsi Manjës, dhe ambasadave të ShBA dhe BE.

Për këtë ka reaguar PD përmes sekretarit të saj ligjor, Ivi Kaso. Ai e konsideron këtë një shkelje flagrante dhe e turpshme e parimit të pavarësisë dhe të ndarjes së pushteteve në republikën e Shqipërisë.

“Partia Demokratike e dënon me forcë këtë farsë dhe u kërkon ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian që ta refuzojnë dhe të distancohen nga ky shtrembërim i parimeve të shtet bërjes dhe drejtësisë.

Edi Rama, Lindita Nikolla dhe Ulsi Manja do të bëjnë atë që kanë bërë prej një dekade me institucionet e drejtësisë, por përfaqësuesit e aleatëve të Shqipërisë nuk mund t’ia lejojnë vetes këtë turpërim publik.

Synimi i kërkesës është i qartë: na siguroni jetëgjatësinë në sistem dhe ne do t’ju shërbejmë siç edhe e kemi bërë.

Nuk duhet shumë mund për të kuptuar se, në favor të kujt do të jenë vendimet e këtyre gjyqtarëve nesër, nëse Edi Rama, Ulsi Manja dhe Lindita Nikolla do të jenë palë. Ata do ti shërbejnë dorës që i daroviti, por jo drejtësisë, jo Republikës së Shqipërisë, jo interesit publik.

Konflikti i parë i interesit është se anëtarët e KPK kërkojnë të mbushin pikërisht ato vende në sistem që vetë i kanë zbrazur, duke skualifikuar gjyqtarë e prokurorë të tjerë.

Kjo i bën të dyshimta vendimet e tyre.

Së dyti ata kërkojnë vende në sistem edhe për ndihmësit e tyre, duke e kthyer në oligarki sistemin e drejtësisë. Sipas kërkesës që i drejtojnë qeverisë, ata duan që këshilltarët në KPK, të futen në shkollën e Magjistraturës pa konkurs, pra të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë, ose të bëhen hetues të BKH apo zyrtarë në institucione të tjera të drejtësisë së re.

Me pak fjalë, ata kërkojnë shpërblimin për spastrimin politik që i kanë bërë sistemit të drejtësisë”, deklaroi Kaso në një dalje për mediat tek selia e PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY