Dalin pamjet e para nga burgu i Vaqarrit, aty ku një i burgosur u qëllua me armë nga jashtë. Autori ka qëlluar nga një distancë rreth 150 m larg murit rrethues të burgut të Vaqarrit, si edhe tregohet në këtë video bërë nga gazetarët e TV Klan-it.
Ende nuk dihet autori i ngjarjes dhe motivet. Policia thotë se në ambientet e ajrimit të burgut është qëlluar me armë Lili Dulaj, 40 vjeç, i lindur në Prizren.
Ai ishte i paraburgosur në I.E.V.P. Vaqarr për veprën penale të dhunës në famije.
Një person i paidentifikuar e ka qëlluar nga jashtë me armë zjarri duke e plagosur në këmbë.
Policia e Tiranës ka dyshime se shënjeshtra e atentatit të ketë një tjetër i burgosur, që ndodhej në ambientet ajrimit së bashku me 40-vjeçarin nga Kosava.
Forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë, të RENEAS, të njësisë Shqiponja dhe komisariateve 1 dhe 6 po kërkojnë në të gjithë zonën për rreth burgut, me qëllim kapje e autorit të atentatit.
Shtetasi Lili Dulaj është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/