Berisha: Navalni denoncoi sarajet e carit të Rusisë siç denoncojmë edhe ne...

Berisha: Navalni denoncoi sarajet e carit të Rusisë siç denoncojmë edhe ne sarajet e kriminelit të Surrelit

99
0
Shares

Navalni denoncoi sarajet e carit të Rusisë siç denoncojmë edhe ne sarajet e kriminelit të Surrelit, deklaroi sot në protestë kreu i PD, Sali Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Miqtë e mi, bota u trondit dhe mbrëmë e nderuam me një minutë heshtje luftëtarin e madh të lirisë, heroin e antikorrupsionit, Aleksei Navalnin.
Çfarë tregon, cila është e vërteta?
E vërteta është se heroi i fjalës së lirë, i dinjitetit njerëzor, u burgos dhe vdiq sepse denoncoi sarajet e carit të Rusisë, barbarit Vladimir Putinit.
Siç denoncojmë ne sarajet e kriminelit të Surrelit, Edi Rama.
Aleksei Navalni denoncoi vjedhjet e Putinit, vajzave dhe familjarëve të tij, siç denoncojmë ne vjedhjet e Edi Ramës, të thjeshtrës, të vëllait të tij, të baxhanakut të tij, të bashkëshortes së tij.
Miqtë e mi, Aleksei Navalni u burgos dhe vdiq, ra për t’u bërë i pavdekshëm sepse denoncoi vjedhjet, korrupsionin e organizatës kriminale që drejton cari i Rusisë. Të Medvedevit, të ministrave të tjerë, me një guxim legjendar.
Siç denoncojmë ne vjedhjet e organizatës kriminale të Edi Ramës, që quhet qeveri.
Miqtë e mi, qytetarë dhe qytetare, korrupsioni nuk është pra vetëm një armik i shqiptarëve. Është armik i njerëzve në mbarë botën. Për shqiptarët, është armik kryesor.
Ju jeni dëshmitarë se jo vetëm Edi Ramën, por ne denoncuam me forcën më të madhe korrupsionin ndërkombëtar të diplomatëve, ambasadorëve, zyrtarëve të lartë, Xhorxh Sorosit, Aleksis Sorosit dhe cilitdo tjetër.
Zoti të vret po nuk i the armikut, armik.
Ndaj dhe ne do i qëndrojmë cilitdo që vjen dhe vjedh shqiptarët. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY