Ka reaguar edhe ISHTI për zjarrin që ra në burgun e Shënkollit, sipas të cilit zjarri nuk ka ardhur nga shpërthimi i bombulës së gazit. ISHTI sqaron se pasi janë bërë verifikimet ka rezultuar se bombula nuk është përfshirë nga flakët.
Njoftimi i plotë i ISHTI
Menjehere pas ngjarjes se ndodhur ne burgun e Shenkollit ne Lezhe,ku u tha fillimisht se ka nje shperthim bombole gazi,inspektore me urdher te kryeinspektorit te ISHTI, jane nisur drejt vendit te ngjarjes per te pare nga afer se cfare kishte ndodhur. Pasi kane verifikuar kushtet e bomboles se gazit qe perdoret per kuzhinen e burgut, ajo rezulton e paprekur nga flaket ndersa eshte e instaluar jashte godines se burgut. Sipas inspektoreve ne vendngjarje, ngjarja nga e cila humbi jeten nje i burgosur e u plagosen 5 te tjere nuk ka ka ardhur per shkak te shpethimit te bomboles se GLN, ndersa ajo rezulton e regjistruar dhe e paprekur nga flaket.
Nderkaq do te jete Grupi hetimor qe pritet te zbardhe kete ngjarje te rende.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/