Bashkohen partitë e opozitës një javë para protestës së madhe

Bashkohen partitë e opozitës një javë para protestës së madhe

182
0
Shares

Krijimi i një fronti të bashkuar opozitar dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës politike, ekonomike dhe shoqërore që po kalon Shqipëria, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në takimin e partive të opozitës në përpjekje për të krijuar një koalicion të madh opozitar.

“Bashkimi i opozitës sot bëhet në përputhje dhe respekt të plotë të votës së 670 mij shqiptarve që votuan koalicionin e saj më 25 Prill 2021.

-Bashkimi i opozitës është fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 shkurtit në Tiranë.

-Bashkimi i opozitës është sinjali për Edi Ramën se ne do t’i përgjigjemi me çdo armë të mosbindjes civile përpjekjeve të tij për të asgjësuar pluralizmin dhe kthyer Shqipërinë në shtet njëpartiak.

-Bashkimi i opozitës u thotë shqiptarëve se kanë gati tashmë një alternativë kundër pushtetit. Bashkimi me ne është e vetmja formë për ta ndaluar Ramën nga asgjësimi i Shqipërisë.

Bashkimi i opozitës është sot nevojë kombëtare, këtu dhe në diasporë kundër rregjimit të bazuar në krimin, drogën vjedhjen e shqiptareve.

Bashkimi i opozitës është digë mbrojtëse kundër Ramës dhe kundër shpopullimit dhe varfërimit të mëtejshëm të Shqipërisë”, tha Noka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY