Operacion i madh antidrogë në Spanjë dhe Ekuador. Përfshihet edhe policia shqiptare

Operacion i madh antidrogë në Spanjë dhe Ekuador. Përfshihet edhe policia shqiptare

138
0
Shares

Është realizuar operacioni La Pampa, nën koordinimin e EUROPOL dhe zbatimin nga Policia Kombëtare spanjolle, i cili çoi në goditjen një rrjeti të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Ekuadori drejt BE-së.

Ky operacion ndërkombëtar shënoi: 31 arrestime, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestrimin e 25 automjeteve, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.

Dyshimet se klabi i drogës drejtohej nga Dritan Gjika, një shqiptar që u angazhua në rrjet edhe me një biznesmen italian.

Sipas Europol, drejtuesi i rrjetit kriminal, luajti rol kryesor në pastrimin e aseteve kriminale, duke investuar në biznese të ligjshme në Spanjë. Ai menaxhoi disa kompani të fokusuara në prodhimin dhe importimin e bananeve nga Ekuador në BE, si dhe biznese të tjera si qendra tregtare, bare e restorante. Gjatë hetimit autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Holandë dhe Turqi sekuestruan disa ngarkesa të konsiderueshme kokaine në total 3.2 ton.

Ndërkohë në Ekuador policia vendase në Guyaquil sekuestroi 122 pako kokaine. Në pranga ra një 37-vjeçar ekuadorian, pasi transportonte drogën me një kamion. Sipas mediave Ekuadoriane, disa pako ishin të mbështjella me flamurin shqiptar çka nënkupton se ishin porosi për grupe kriminale shqiptare.

Sipas autoriteteve ligjzbatuese në Amerikën Latine kur drejtuesi i mjetit pa policinë që e ndiqte u përplas me një fabrikë bananesh në sektorin Santa Lucía dhe shoferi iku mes plantacioneve. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën pakot e kokainës dhe gjatë kontrollit në zonë ata arritën të kapnin 37-vjeçarin, i cili kishte me vete rreth 2 mijë dollarë. Koloneli i antidrogës në Guayqauil tha se sasia e sekuestruar e kokainës nëse do të dërgohej në Evropë, kap vlerën e mbi 7 milionë dollarëve.

Në këtë operacion është përfshirë edhe policia shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me agjencitë e bashkëpunimit policor, EUROPOL dhe INTERPOL, është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere”, shkruan Balla në rrjetet sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY