Qëllohet me thikë një 22-vjeçar në Shkodër i cili dërgohet i dëmtuar në spital.
Ngjarja ndodhi gjatë një konflikti të çastit, ndërsa policia identifikon autorin dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.
“Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit”, njofton policia e Shkodrës.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/