KORÇË/ Serviset e makinave me makina të kontrabanduara, kapen 36 makina nga...

KORÇË/ Serviset e makinave me makina të kontrabanduara, kapen 36 makina nga Anglia

77
0
Shares

Goditen 2 raste të tregtimit të mallrave kontrabandë dhe fshehjes së të ardhurave.

Tregtonin dhe çmontonin në pjesë në serviset e tyre, automjete të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në Shqipëri, vihet në pranga 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri.

Sekuestrohen 36 automjete, pjesërisht të çmontuara, pa dokumentacionin përkatës.

Si rezultat, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Çiflig, Korçë, janë goditur dy raste të kësaj paligjshmërie ku në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi:

Sh. G., 27 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasit A. S., 50 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se këta dy shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në serviset e tyre respektive, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle ku konkretisht në servisin e shtetasit Sh. G., gjetën 30 automjete, pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse. Gjithashtu gjatë kontrollit në servisin e shtetasit A. S., i cili rezultoi i paregjistruar në organet përkatëse u gjetën 6 automjete të tjera, pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse.

Në cilësinë e provës materiale për këto dy raste u sekuestruan 36 automjete, me pjesë të çmontuara, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Anglia, në Shqipëri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY