Blinken: Baza e Kuçovës hapet për një muaj, reforma në drejtësi po...

Blinken: Baza e Kuçovës hapet për një muaj, reforma në drejtësi po jep efektet

117
0
Shares

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha sot se reforma në drejtësi po jep efektet ndërsa u pyet nga gazetarët takimin e tij me drejtuesit e drejtësisë, gjatë një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

“Me reformën në drejtësi, shumë anëtarë të krimit të organizuar, po përballen me procese gjyqësore”, tha shumë shkurt Blinken.

Në vijim Blinken dha lajmin për bazën e NATO në Kuçovë.

“Muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë. Në vitin e fundit, çdo aleat ka rritur përqindjen në fushën e mbrojtjes, në 2 %. Ne jemi falenderues që Shqipëria ka bërë pjesën e saj. Shqipëria dhe SHBA kanë luftuar gjithashtu krahë njëri-tjetrit. Në vazhdën e sulmeve kibernetike të Iranit, SHBA-të kanë ndihmuar që të trajnojnë ekspertë për pajisjet, që ata të jenë më të aftë për sulmet e ardhshme. Shqipëria ka mikpritur me mijëra të avakuar afganë. Ishte vendi i parë në botë që e bëri këtë”, tha Blinken. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY