Kushërinjtë e Saimir Tahirit dhe nipi i Valentina Leskajt, janë kultivuesit më të mëdhenj e më të rëndësishëm në Vlorë.
Denoncimi me emra konkretë vjen nga një oficer police, i cili tregon skemën si funksionon dhe si kontrollohet aktivitetit i tyre.
Sipas oficerit të policisë, i cili denoncimin tij ia përcjell ish-kryeministrit Sali Berisha, janë këta persona edhe “pronarët” e gomones me 12 kuintalë kanabis, të bllokuar sot në brigjet italiane.
Gomone e madhe me 12 kuintalë drogë është bllokuar nga policia italiane në Bari gjatë një kontrolli rutinë për emigracionin klandestin dhe trafik droge. Agjentët e Guardia di Financa dyshuan duke parë shpejtësinë e ngadaltë të gomones teksa I afrohej bregut. Sapo janë afruar motovedetat e para skafistët kanë shtuar shpejtësinë. Pas një ndjekjeje disa minutëshe skafistët kanë hedhur ngarkesën në det dhe më pas arritën në breg duke u larguar në këmbë. Droga e sekuestruar është prej 12 kuintalësh marijuanë, dhe nëse do të shitej do t’I jepte trafikantëve një fitim prej më shumë se 12 milionë eurosh.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook
Polici dixhital denoncon
Saje qorri me tezaket e tij famoze, latifondist i Kanabisit!! sb
“Pershendetje doktor, ju bej me dije se artan habilaj e moisi habilaj kusherinjte e sajmir tahirit..ne bashkepunim me robin e Bato Llanaj i cili eshte kusheriri i Gezim Zhupes drejtorit te policise te kufirit ne vlore nga salaria qe esht dhe nipi i deputetes Valentina Leskajt, ne bashkepunim keta persona ne selenice kane te mbjella 4 hektare me hashash dhe mbajne aty ne cadra pa levizur 60 punetore…robi i batos esht vrases person me precedent te rende kriminal..keta persona ne bashkepunim jane autore te nisjes se gomones te kapur me 12 kuintale hashash ne itali…gomonia e kapur esht prone e robit te Batos dhe e Habilajve dhe eshte nisur nga grykederdhja e semanit..hashashi i nisur me gomone esht i gjithi i perpunuar ne selenice ne …me garanci te Gezim Zhupes drejtorit te kufirit…per cdo ngarkese drejtori i kufirit mer 40 mij euro per kuintal..te hetoj prokuroria kete informacion pasi policia mer parate dhe esht pjese e trafikut…”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/