Çfarë thotë Begaj për takimin me Blinken: Partneriteti më i fortë se...

Çfarë thotë Begaj për takimin me Blinken: Partneriteti më i fortë se kurrë

73
0
Shares

Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme dhe dëshmon se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë, e ka komentuar takimin e tij me Sekretarin e Shtetit, Blinken, Presidenti i vendit, Bajram Begaj.

“Kjo vizitë është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.

Ne jemi mirënjohës për atë që po bëni për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse.

Shqipëria dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO, duke kontribuar në misione në Afganistan dhe Irak.

Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale.

Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për më shumë se 100 vite të tjera”, thekson Begaj pas takimit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY