Senati italian miraton marrëveshjen për emigrantët, asgjë nuk e pengon më ‘Gjadrin...

Senati italian miraton marrëveshjen për emigrantët, asgjë nuk e pengon më ‘Gjadrin afrikan’

63
0
Shares

Senati italian ka ratifikuar marrëveshjen e dy qeverive Shqipëri-Itali me 93 vota pro dhe 61 kundër, duke kaluar kështu edhe procedurën e fundit për të ngritur në Lezhë ‘Gjadrin afrikan të Italisë’.

Pak muaj më parë kryeministrat Rama dhe Meloni nënshkruan në Romë një marrëveshje ku parashikohet mbajtja e vazhdueshme e 3000 emigrantëve afrikanë që do të tentojnë Italinë përmes detit.

Marrëveshja është e vlefshme për 5 vite, çka do të thotë se në vendin tonë priten të vijnë 36 mijë refugjatë çdo vit, me opsion rinovimi edhe për 5 vite të tjera.

Ardhja e refugjatëve pritet të nisë në muajt e pranverës së këtij viti. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e cilësoi marrëveshjen si të ligjshme ku nuk shkelen nenet e Kushtetutës pas një padie të opozitës në Parlament. a b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...