VIDEO/ Vlorë, hajdut me kërkesë të fokusuar, vetëm materiale elektrike

VIDEO/ Vlorë, hajdut me kërkesë të fokusuar, vetëm materiale elektrike

71
0
Shares

Vlorë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Storm 12”.

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes, kryesisht të pajisjeve elektrike, në lagjet e qytetit të Vlorës.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, autori i dyshuar, i cili i vidhte pajisjet për t’i shitur. Si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi: A. I. , 29 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Nga veprimet hetimore, ky shtetas dyshohet si autor i 5 rasteve të vjedhjes, në qytetin e Vlorës, konkretisht:

1. Më datë 27.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike dhe motorë të pajisjeve frigoriferike, në pronësi të shtetasit D. T;

2. Më datë 30.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në qendër të qytetit;

3. Më datë 06.01.2024, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetaseje, në një supermarket;

4. Më datë 11.01.2024, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektrike, në një magazinë;

5.Më datë 14.02.2024, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në lagjen “Pavarësia”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 29-vjeçari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY