Konfirmon ambasada amerikane, Blinken takim me drejtues të drejtësisë

Konfirmon ambasada amerikane, Blinken takim me drejtues të drejtësisë

101
0
Shares

Ambasada amerikane në Tiranë konfirmoi këtë mesditë se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken do të ketë një takim me drejtues të drejtësisë. Nuk është theksuar nëse do të ketë një takim me drehtues të përcaktuar por besohet se do te takohet të paktën me kreun e SPAK.

“Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës”, thuhet në njoftimin më të fundit të ambasadës amerikane. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY