Ky është hajduti i dyshuar që grabiti me armë te “Myslym Shyri”

Ky është hajduti i dyshuar që grabiti me armë te “Myslym Shyri”

158
0
Shares

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja e ndodhur më datë 9 shkurt në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”.

Shpallet në kërkim një 43-vjeçar, si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

“U bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Afrim Dulaj, i ditëlindjes 02.11.1980, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY