Bardhi, Noka dhe deputetët e PD nisin turin e takimeve nga Shkodra....

Bardhi, Noka dhe deputetët e PD nisin turin e takimeve nga Shkodra. Pse duhet të protestojmë

76
0
Shares

Bardhi nis turin e takimeve nga Shkodra: Ekonomia kryearsyeja për të protestuar në 20 Shkurt

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, dhe deputetë të PD kanë zhvilluar takime me bizneset në bashkinë Shkodër. Ky është takimi i parë në terren që nga e hëna, ku u arrit bashkimi i PD. Në reagimin e tij Bardhi thekson se ekononia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 20 Shkurt, ora 17:30 përpara Kryeninistrisë.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Ekononia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 20 Shkurt, ora 17:30 përpara Kryeninistrisë.
Shqipëria për shkak të politikave të gabuara të Edi Ramës renditet e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm me disa shtete të Afrikës.

Nga Shkodra nisëm turin e takimeve për të ftuar qytetarët të reagojnë dhe të na bashkohen në protestën e 20 Shkurtit. Në takimet me qytetarë dhe bizneset e zonës, kuptuam nga afër padurimin e tyre për tu bashkuar në projektin për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për një ekonomi që garanton mirëqënien për çdo qytetarë shqiptarë. e.d

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY