Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Blinken në Tiranë

Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Blinken në Tiranë

74
0
Shares

Zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane, Yuri Kim zbuloi sot motivin e vizitës së në Tiranë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ai mbërrin në Tiranë pasditen e 15 shkurtit ndërsa kryen vizitën në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Yuri Kim, ish-ambadadorja amerikane në Tiranë tha se Blinken do të takojë dhe kreun e shtetit, Bajram Begajn.

“Vizita vjen si fillimi i 100 viteve të dyta të marrëdhënieve me Shqipërinë e SHBA-së, vjen në një kohë kur duam të shkojmë dhe të falënderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që ka qenë bashkëpunëtorja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2000. Gjithashtu duam të theksojmë, bashkëpunimin e madh e madh që ka pasur Shqipëria me ne për afganët, dhe shqiptarët kanë vazhduar traditën e tyre historike për të strehuar të huajt.

Do të takojmë Presidentin Begaj dhe më pas do të ketë një takim me kryeministrin, kjo nuk është domosdoshmërisht në kronologji, por do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin.

Ai do të ketë një takim të bukur me njerëz që kanë kaluar nëpër programe të ndryshme shkëmbimi tek Piramida e Tiranës, një investim shqiptaro-amerikan”, ka thënë Kim.

Blinken pritet në aeroportin Nënë Tereza nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Ai gjithashtu pritet të takojë dhe kreun e SPAK, Altin Dumanin.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY