Del ora dhe slogani i protestës së 20 shkurtit. Sa deputetë do...

Del ora dhe slogani i protestës së 20 shkurtit. Sa deputetë do të lënë grupin e Bashës

157
0
Shares

Më në fund është publikuar edhe ora e mbajtjes së mitingut të PD më 20 shkurt. Në një broshurë të publikuar nga kjo parti pasi renditen arsyet e protestës theksohet edhe ora e protestës që do të jetë 17.30.

Slogani i protestës është: Dili zot vetes familjes dhe Shqipërisë.

Në vijim janë rreshtuar edhe arsyet: Vjedhja e shekullit me sterilizimit, inceneratorët, Porti i Durrësit, vjedhje me punët publike, vjedhje me PPP, vjedhje për luks, Skandali i shekullit Rama-McGonigal, drejtësia e korruptuar, kryeministri i korruptuar akuzat e Ahmetaj, shkatërrimi i drejtësisë, arsimit, pluralizmit, fermerët, pensionistët, studentët e harruar.

Ndërkaq gazeta Panorama shkruan se edhe dy deputetë do laegohen nga grupi i Bashës.

“Eshte duke u diskutuar që dy deputete mbështetës të Lulzim Bashës të shkëputen dhe t’i bashkohen grupimit të rithemelimit kjo është duke u diskutuar dhe ka negociata”, raporton Panorama.

Por në fakt janë më shumë se dy që do largohen në drejtim të PD së Rithemelimit, ndërsa dy të tjerë do të tërhiqen mënjanë nga grupi i Bashës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY