Për Belerin 2.5 vjet burg, nën flakët e flamurit të Vorio Epirit

Për Belerin 2.5 vjet burg, nën flakët e flamurit të Vorio Epirit

211
0
Shares

SPAK ka shpallur sot pretencën për Fredi Belerin, ndërkohë që pak metra larg ndertëses së Gjykatës së Posaçme njënperson dogji një flamur të Vorio Epirit dhe më pas u mor nga policia.

SPAK kërkon dy vjet e gjashtë muaj burg duke pasur parasysh se vepra e korrupsionit në zgjedhje dënohet nga 1 deri në 5 vite. Prokurori i çështjes tha se rek kërkesa ka ndikuar dhe fakti që Beleri është kandidat i zgjedhur, mosha, dhe që nuk është penduar.

Për atë që thirret si bashkëpunëtor i Belerit, Pandeli Kokaveshin SPAK kërkon dy vjet burg dhe për shkak të gjendjes së tij, gjykata tha t’i konvertohet në 4 vite shërbim prove.

Gjykata tha se të dyve u ngarkohet edhe detyrimi për të paguar shpenzimet gjyqësore prej 166 mijë lekë.

Fill pas pretencës së SPAK, avokati i Belerit e konsideroi të turpshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme duke theksuat sr nuk ka asnjë provë që e fajëson Belerin dhe se i gjithë proccesi po ndërtohet mbi dëshminë e dy vëllezërve të  dënuar.

“Nuk ka një foto të tyre të Hasan Ramës, jo më Belerit, është e ndërtuar shumë keq si fabul, e turpshme, e pritshme, gjykata është në vëmendje e prokurorisë, çfarë flet prokuroria. E tërhoqi procesin, rrëzoi të gjitha kërkesat, pasi administroi dëshmitë e rreme të Abdyl Ramës. Do të kishin një foto të Arsenit, jo më Belerit. I gjithë procesi është mbi dëshminë e dy vëllezërve të dy të dënuar”, tha avokati.

Në kohën e seancës për Belerin,  para hyrjes së SPAK-ut, një person me inicialet B. Ç., 33 vjeç, ka shpalosur dhe tentuar të djegë një flamur të ashtuquajtur Vorio Epiriot.

33-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY