27 vjecarja punonte pastruese te pallati i Cokut, halla dhe daja tregojne...

27 vjecarja punonte pastruese te pallati i Cokut, halla dhe daja tregojne momentet e fundit

465
0
Shares

Gruaja 27-vjeçare që i dha fund jetës dy ditë më parë duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një ndërtesë ne Kamze dyshohet se e beri aktin e rende ne kushtet e nje presioni.

Halla e vajzes thote se mbrëmjen e së shtunës (10 shkurt) kur 27-vjeçarja u hodh nga tarraca e katit të katërt kishte qenë në banesë me familjen dhe kishte dalë jashtë të pinte cigare.

“Kanë pasur komunikim me ish-burrin për gocën, Dyshimet janë tek ai dhe shokët e tij. Të zbardhet e vërteta, po e varrosim vajzën pa e ditur të vërtetën.

Bashkëshorti i saj këtu është, nuk është i përfshirë. Ajo ka një vajzë 2-vjeçe, s’do e bënte kurrë këtë. Në motra e vet, vëllai, vajza dhe nëna e vet, ishin të gjithë aty. Doli të pijë një cigare dhe ndodhi ajo, nuk dimë gjë tjetër.

Kishte 1 muaj që kishte ardhur këtu, shkoi duke punuar tek ky mostra. Punonte si pastruese tek shkallët”, tha ajo për mediat.

Daja e 27-vjeçares kërkon drejtësi. Teksa flet për mediat, ai përlotet për humbjen e mbesës, e cila ka lënë pas edhe një vajzë 2-vjeçare. Ai thotë se nuk kanë pasur dijeni që vajza të ketë pasur një lidhje me personazhin e TikTok, i cili i publikoi edhe foton. Ai kërkon që personazhi i TikTok, Altin Çoku të dënohet me burg përjetë ose do bëjë vetëgjyqësi.

Deklarimi per mediat:

Nga mbesa ime nuk e prisja këtë akt makabër që ka bërë. Shteti ka vepruar shumë shpejt, është arrestuar personi në fjalë. Nuk e di kush është, as nuk kam lidhje.

Prej sa kohësh jetonte në këtë godinë?

Në shtëpinë e mamasë vet ka jetuar 1 muaj, është e martuar, ka një vajzë dy vjeçe. Ka ardhur nga Kosova te nëna e vet me pushime.

Ka pasur dijeni familjarët për lidhjen që kishte?

Jo fare, as mbesa e vogël, as vëllai. Nuk ka pasur njeri dijeni.

Ka shfaqur shqetësime?

Jo fare. Unë kam ardhur, kam pirë kafe. Probleme mund të ketë pasur, por nuk i ka shfaqur.

Ka probleme me bashkëshortin?

Jo, jo. Probleme familjare mund të ketë, por jo që ta shtyjë bashkëshorti. Dhëndrin tim e njoh, Me të shoqin s’ka pasur konflikte fare.

Për publikimin e fotove në rrjetet sociale ka pasur dijeni dikush tjetër?

Jo, jo. S’kemi pasë dijeni askush nga familjarët. Unë habitem se si e ka bërë këtë makabër, si i ka bërë këto gjeste ai person. Nuk e di ça shpirti, ça njeriu paska qenë. Jam shumë i tronditur. Nuk di të shprehem. Nga drejtësia, si prokuroria, gjykata dhe ministri Balla, unë si dajë i kërkoj të mos dalë nga burgu. Unë dua dënimin më të rreptë. Nuk ekziston varja, unë kërkoj burg të përjetshëm. Sepse siç ma mori jetën e mbesës, do ia marr unë jetën. Atë e di shpirti jonë si e kemi rritë. I kërkoj Taulant Ballës që mos ta nxjerrin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY